JETA

Pa incidente përfundon protesta e 17-të, protestuesit: Nuk do të ndalemi asnjë natë derisa të procedohet ligji

Kosova.Today ·

“Votojeni ligjin për Specialen” ishte kërkesa që u përsërit sonte në protestën “Jo Në Emrin Tim”, e cila për të 17-tën natë me radhë u mbajt në Prishtinë kundër vendimit të Hagës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Protesta ka përfunduar pa...

“Votojeni ligjin për Specialen” ishte kërkesa që u përsërit sonte në protestën “Jo Në Emrin Tim”, e cila për të 17-tën natë me radhë u mbajt në Prishtinë kundër vendimit të Hagës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Protesta ka përfunduar pa ndonjë incident.

Fillimisht, protestuesit u mblodhën në sheshin qendror të Prishtinës, ndërsa më pas marshuan në këmbë drejt Ministrisë së Drejtësisë.

Si para Qeverisë së Kosovës, ashtu edhe para Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit kërkuan që të votohet ligji për Specialen.

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, i ka bërë thirrje ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, që ta procedojë ligjin për Specialen, duke theksuar se protestuesit nuk do të ndalen.

“Kërkesën tonë prej qeverisë e sollëm te dyert e kësaj ministrisë, te ministrja Donikë, i kërkojmë sot këtu, ta procedojë atë ligj të UÇK’së, ta procedojë se në tavolinën e saj e ka dinjitetin e kombit tonë, e ka identitetin tonë kombëtar. E ne nuk do të ndalemi asnjë natë derisa kjo ministri ta procedojë ligjin…”, ka thënë mes tjerash Haziri.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aldi Suisse tërheq nga shitja mini filetot e pulës, konstatohet prania e listerisë

13.11.2026

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

12.11.2026

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit “Për Kosovën Republikë”

12.11.2026