JETA

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

Kosova.Today ·

Me afrimin e festave të fundvitit, tregjet e Krishtlindjes rikthehen në qytete të ndryshme të Zvicrës, duke sjellë atmosferë festive dhe duke tërhequr mijëra vizitorë. Edhe këtë vit, disa prej tyre dallohen për traditën, madhësinë dhe...

Me afrimin e festave të fundvitit, tregjet e Krishtlindjes rikthehen në qytete të ndryshme të Zvicrës, duke sjellë atmosferë festive dhe duke tërhequr mijëra vizitorë. Edhe këtë vit, disa prej tyre dallohen për traditën, madhësinë dhe ofertën e veçantë, transmeton albinfo.ch.

Ndër më të njohurit është tregu i Krishtlindjes në Montreux, ku rreth 150 shtëpiza prej druri vendosen përgjatë shëtitores së liqenit. Një prej atraksioneve është edhe vizita te Samichlaus-i në malin Rochers-de-Naye, në lartësi prej 2.042 metrash.

Në Bazel organizohet tregu më i vjetër i Krishtlindjes në Zvicër, ndërsa Bremgarten në kantonin Aargau tërheq vizitorët me më shumë se 320 stenda, duke u renditur ndër tregjet më të mëdha në vend.

Edhe qytete të tjera ofrojnë përvoja të veçanta. Në St. Gallen, qyteti ndriçohet nga mijëra yje dekorativë, ndërsa në Cyrih vizitorët mund të zgjedhin mes disa tregjeve, përfshirë atë në stacionin kryesor të trenit dhe tregun tradicional në Niederdorf.

Ndër destinacionet e tjera të përmendura janë Lausanne, Winterthur, Lucerna, Berna, Einsiedeln, Chur, Yverdon-les-Bains dhe Trubschachen. Edhe në kantonin Ticino organizohen aktivitete festive në qytete si Lugano, Locarno, Ascona dhe Bellinzona.

Shumica e këtyre tregjeve hapen gjatë muajit nëntor dhe vazhdojnë deri në dhjetor, ndërsa disa organizohen vetëm për disa ditë. Ato ofrojnë mundësi për të shijuar specialitete sezonale, për të blerë dhurata dhe për të përjetuar atmosferën tradicionale të Krishtlindjes./Albinfo.ch

The post 15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Gruas turke iu refuzua shtetësia për shkak të një përgjigjeje për sportin, kantoni rrëzon vendimin

11.11.2026

Ramë Dardania sfidon kaosin: Arti shqiptar në zemër të Zvicrës

09.11.2026

Rame Lahaj pas koncertit në Vjenë: “Faleminderit nga zemra për dashurinë tuaj” 

10.11.2026

Uji nga kondicioneri mund të bëhet shpëtim për lulet, xhamat dhe të ju kursejë para

10.11.2026