JETA

Inspektorati ndërpret punimet në objektin e Al Trade Center në Drenas

Kosova.Today ·

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, është konstatuar se kishte parregullësi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë. Për këtë arsye, Inspektorati Qendror...

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, është konstatuar se kishte parregullësi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Veriu.info raporton se objekti i ndërtimit në të cilin janë ndaluar punimet i përket kompanisë Al Trade Center Sh.P.K. me pronar Sokol Gashani.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në fund të njoftimit të Inspektoratit të Punës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

15.11.2026

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026

Rreth 11 mijë e 500 banorë të regjionit të Bazelit e kanë shqipen gjuhën e tyre të parë

15.11.2026