JETA

Interesimi nga Arsenal, Alvarez merr vendim final rreth transferimit në Angli

Kosova.Today ·

Atletico Madridi është i gatshëm të pranojë një ofertë nga Arsenali për Julian Alvarez, por sulmuesi argjentinas nuk dëshiron të transferohet në Londër. Sipas raportimit të NoticiaMD, klubi madrilen e konsideron situatën me Alvarez të vështirë...

Atletico Madridi është i gatshëm të pranojë një ofertë nga Arsenali për Julian Alvarez, por sulmuesi argjentinas nuk dëshiron të transferohet në Londër.

Sipas raportimit të NoticiaMD, klubi madrilen e konsideron situatën me Alvarez të vështirë për t’u menaxhuar, por vazhdon të vetojë një transferim të tij te Barcelona.

Alvarez e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Atletico dhe preferenca e tij mbetet Barcelona. Situata është tensionuar edhe më tej ditët e fundit, ndërsa sulmuesi nuk ishte në formacionin e Atletico-s në ndeshjen hapëse të La Ligës ndaj Malagas.

Barcelona vazhdon ta ketë Alvarezin si objektivin kryesor për sulmin, edhe pse po shqyrton alternativa të tjera për shkak të vështirësive në arritjen e marrëveshjes me Atletico-n.

Pra, situata është e qartë: Atletico është i gatshëm ta shesë te Arsenali, por Alvarez nuk dëshiron të shkojë në Arsenal – ai vazhdon të presë Barcelonën.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

13.11.2026

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026