BOTA

Irani kërcënon Bullgarinë: Nëse ndihmon SHBA-në, do të godasim burimin e sulmit

Kosova.Today ·

Irani ka paralajmëruar Bullgarinë se do ta konsiderojë akt agresioni çdo bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në një sulm të mundshëm ndaj territorit iranian. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se Sofja nuk duhet...

Irani ka paralajmëruar Bullgarinë se do ta konsiderojë akt agresioni çdo bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në një sulm të mundshëm ndaj territorit iranian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se Sofja nuk duhet të lejojë përdorimin e territorit apo infrastrukturës së saj nga SHBA-ja për operacione kundër Iranit. “Bashkëpunimi i Bullgarisë me Shtetet e Bashkuara në një sulm ndaj Iranit përbën një akt agresioni dhe Irani ka të drejtë të godasë burimin e çdo sulmi”, tha Baghaei, sipas mediave iraniane.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Teherani nuk do të tregojë “asnjë lloj butësie” ndaj atyre që i konsideron palë agresore. “Sipas ligjit ndërkombëtar, shënjestrimi i pikës së origjinës dhe burimit të çdo akti agresioni është e drejta legjitime e Iranit”, deklaroi zëdhënësi iranian.

Baghaei tha se vendet e tjera nuk kanë arsye të shqetësohen nga Irani, përveç rastit kur vendosin territorin dhe infrastrukturën e tyre në dispozicion të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, zyrtari iranian hodhi poshtë raportimet se Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur dhe se përmes saj po transportohen disa milionë fuçi naftë çdo ditë, duke i cilësuar këto pretendime si pjesë të “luftës së komunikimit dhe propagandës”.

Në zhvillime të tjera diplomatike, Baghaei mohoi se Irani ka marrë ftesë për t’u bashkuar me Marrëveshjen e Mbrojtjes së Mekës. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Omanit, Sayyed Badr Al-Busaidi, pritet të vizitojë Teheranin, ku do të zhvillojë bisedime me homologun iranian, Abbas Araghchi.

Në fokus të takimit pritet të jenë çështjet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, veçanërisht situata rreth Ngushticës së Hormuzit.

The post Irani kërcënon Bullgarinë: Nëse ndihmon SHBA-në, do të godasim burimin e sulmit appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nafta ka rënë në nivelin më të ulët që nga muaji gusht, shpresat për fundin e luftës me Iranin po rrëzojnë çmimet

10.11.2026

Pse tabelat orientuese në autostrada janë të gjelbra në disa shtete dhe blu në të tjera?

09.11.2026

Çfarë dimri na pret? Flasin meteorologët

09.11.2026

Valë e fuqishme arrestimesh, Veselinoviqi kumbari i Radojçiqit arratiset drejt Turqisë!

12.11.2026