KOSOVA

“Do të jetosh gjatë në mendjet e zemrat tona” – Drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës kujton policin Altin Kryeziu

Kosova.Today ·

Drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, duke shprehur pikëllimin për ndarjen e tij nga jeta. Përmes një postimi në Facebook, Graishta e përshkroi Kryeziun si zyrtar...

Drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, duke shprehur pikëllimin për ndarjen e tij nga jeta.

Përmes një postimi në Facebook, Graishta e përshkroi Kryeziun si zyrtar të devotshëm, koleg, mik dhe shok shembullor.

“I rëndë lajmi që nga sot nuk je në mesin tonë Altin Kryeziu. Do të kujtohesh përherë si zyrtar i devotshëm i organizatës sonë, si koleg, mik e shok shembull për të gjithë ne”, ka shkruar ai.

Graishta shtoi se, ndonëse Kryeziu jetoi pak, kujtimi për të do të mbetet gjatë.

“Ishe shkurt në këtë botë, por do të jetosh gjatë në mendjet e zemrat tona”, përfundoi ai.

Altin Kryeziu ndërroi jetë pasi për disa ditë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident gjatë kryerjes së detyrës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për rastin e administrimit të drejtësisë

15.11.2026

6.3 miliardë importe për 10 muaj – nga Kina te Gjermania, ja çfarë po importon më së shumti Kosova

14.11.2026

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

14.11.2026

Një 47-vjeçar nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi

15.11.2026