SPORTI

Juventusi e nis me fitore, Zhegrova paraqitet në pjesën e dytë

Kosova.Today ·

Juventusi e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A, duke mposhtur Frosinonen me rezultat 1-0 në transfertë. Zonja e Vjetër e nisi vrullshëm takimin, duke radhitur rastet para portës së skuadrës vendëse. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua...

Juventusi e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A, duke mposhtur Frosinonen me rezultat 1-0 në transfertë.

Zonja e Vjetër e nisi vrullshëm takimin, duke radhitur rastet para portës së skuadrës vendëse.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 22-të. Francisco Conceicao harkoi bukur në zonë, ndërsa Bremer u tregua i saktë me kokë për t’i dhënë epërsinë “Zonjës së Vjetër”.

Juventusi pati edhe disa mundësi për ta dyfishuar epërsinë, por portieri i Frosinones, Lorenzo Palmisani, bëri disa pritje të rëndësishme, ndërsa Pierre Kalulu goditi shtyllën.

Në pjesën e dytë, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti vendosi t’i japë minuta edhe Edon Zhegrovës, i cili u inkuadrua në minutën e 69-të në vend të Conceicaos.

Reprezentuesi i Kosovës pati një paraqitje pozitive në minutat që luajti, duke sjellë më shumë kreativitet dhe shpejtësi në fazën ofensive të Juventusit.

Në fund, goli i Bremerit rezultoi vendimtar dhe Juventusi e nis kampionatin me tri pikë të plota.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra sonte përballë Sllovenisë, një pikë larg rikthimit në Ligën A

13.11.2026

Publikohet formacioni i Kosovës, ka befasi dhe debutues

14.11.2026

INZAGHI ZBULON 11-SHEN E ËNDRRAVE! Formacioni i mbushur me legjenda, Milani dominon me yjet e tij

12.11.2026

FC Basel publikon një fotografi të Xherdan Shaqirit, duke krahasuar pamjen e tij në vitin 2013 me atë të vitit 2026

14.11.2026