MAQEDONIA

Kallëzim penal ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra: Shkarkoi drejtorin dhe emëroi zëvendësuesin pa plotësuar kushtet

Kosova.Today ·

Policia e Strugës ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qyra, në cilësinë e kryetarit të komunës,...

Policia e Strugës ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qyra, në cilësinë e kryetarit të komunës, në kundërshtim me Ligjin për arsimin fillor, ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të një shkolle fillore komunale dhe më pas ka emëruar një person tjetër si ushtrues detyre.

Policia pretendon se kryetari e ka bërë këtë edhe pse ishte në dijeni se personi i emëruar nuk i plotësonte në tërësi kushtet ligjore për ushtrimin e funksionit, të përcaktuara në nenin 118 të Ligjit për arsimin fillor.

Parregullsitë janë konstatuar edhe gjatë mbikëqyrjes inspektuese të kryer nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.

Kallëzimi penal ndaj Qyrës është ngritur sipas nenit 353 të Kodit Penal për veprën “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

VLEN: “Kopili” e ka babën politik në Zajaz!

15.11.2026

Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë

13.11.2026

‘As Senjak’ del me deklaratë për opinionin pas akuzave për lidhje me Alta Bankën

14.11.2026

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në për banor, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë

13.11.2026