JETA

Kapet drogë në vlerë rreth 60 mijë euro në Kaçanik, arrestohen dy shtetas të huaj

Kosova.Today ·

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim dhe trafikim të narkotikëve, pasi gjatë një kontrolli në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit janë gjetur dhe sekuestruar mbi 17 kilogramë substancë e dyshuar narkotike. Sipas policisë,...

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim dhe trafikim të narkotikëve, pasi gjatë një kontrolli në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit janë gjetur dhe sekuestruar mbi 17 kilogramë substancë e dyshuar narkotike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 19 qershor 2026 rreth orës 17:30. Të arrestuarit janë një shtetas i Shqipërisë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 17 kilogramë e 834.6 gramë marihuanë, vlera e së cilës vlerësohet të jetë rreth 60 mijë euro. Po ashtu janë sekuestruar një fletore, dy telefona mobilë, dy automjete, si dhe para të gatshme në vlerë prej rreth 1,545 euro, 6,500 lekë dhe 5,360 denarë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Burrat demonstruan në Bernë kundër dhunës ndaj grave

14.11.2026

Propozimi për pagë minimale prej 5 mijë frangash në Zvicër ngjall reagime

12.11.2026

Cyrihu mund të ndërtojë mbi 20 mijë banesa pa prishur asnjë ndërtesë

11.11.2026

Zvicër: Propozohet paga minimale prej 5 mijë frangash për punëtorët me shkollim profesional

11.11.2026