SHQIPERIA

Karamuço: Protestuesit vendosnin GPS në makinat e policisë

Kosova.Today ·

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka deklaruar në emisionin “Now” në Euronews Albania, me moderatore Erla Mëhillin, se Policia e Shtetit ka kapur pajisje GPS që, sipas tij, u vendoseshin automjeteve të policisë për të gjurmuar lëvizjet e tyre...

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka deklaruar në emisionin “Now” në Euronews Albania, me moderatore Erla Mëhillin, se Policia e Shtetit ka kapur pajisje GPS që, sipas tij, u vendoseshin automjeteve të policisë për të gjurmuar lëvizjet e tyre në Tiranë.

“E dini që sot janë kapur GPS nga ana e Policisë së Shtetit që ju vendoseshin makinat e policisë për të parë se ku qarkullonin në Tiranë? GPS-ja vendosnin protestuesit GPS makinave të policisë. Po pra, po janë kapur sot në magazina…”, deklaroi Karamuço gjatë diskutimit.

Eksperti i sigurisë pretendoi se protestat nuk janë spontane, por organizohen përmes grupeve të komunikimit në aplikacione, ku administratorët, sipas tij, japin direktiva për personat e përfshirë në përplasjet me policinë.

“Pyetja është se kush po i drejton këto grupe që po përplasen dhe po ushtrojnë dhunë”, u shpreh Karamuço, duke ngritur shqetësimin edhe për përfshirjen e të miturve në protestë dhe përgjegjësinë e personave që mund t’i nxisin ata drejt veprave penale.

The post Karamuço: Protestuesit vendosnin GPS në makinat e policisë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zbardhen debatet në Asamble! Spiropali: Më quani flamingo, Rama: Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë

14.11.2026

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

13.11.2026

Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

13.11.2026

Shtyhet seanca për dosjen ‘SAPAC’, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj

13.11.2026