MAQEDONIA

Kasami dhe ministrat e VLEN-it në Ambasadën e Katarit për ndarjen nga jeta të ish-Emirit

Kosova.Today ·

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe lideri i VLEN-it, Bilall Kasami, së bashku me një delegacion të ministrave, vizitoi Ambasadën e Katarit në Shkup për të shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Emirit Një delegacion i udhëhequr nga Bilall Kasami,...

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe lideri i VLEN-it, Bilall Kasami, së bashku me një delegacion të ministrave, vizitoi Ambasadën e Katarit në Shkup për të shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Emirit

Një delegacion i udhëhequr nga Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës dhe lider i VLEN-it, së bashku me ministrat Jeton Shasivari, Besar Durmishi dhe Përfaqësuesin Special të Maqedonisë së Veriut në Gadishullin Arabik, Salim Sulejmani, vizituan sot Ambasadën e Shtetit të Katarit në Shkup.

Vizita kishte si qëllim të shprehej ngushëllim për vdekjen e ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ku Bilall Kasami nënshkroi edhe në librin e zisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bilall Kasami shprehu ngushëllimet e tij duke deklaruar: “Në emrin tim dhe të qytetarëve të Tetovës, familjes mbretërore, udhëheqjes dhe popullit mik të Katarit u shpreha ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbse të madhe. Allahu e mëshiroftë!”

Me pak fjalë

Delegacioni i udhëhequr nga Bilall Kasami vizitoi Ambasadën e Katarit në Shkup për të shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Emirit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani dhe nënshkroi në librin e zisë.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova

14.11.2026

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

15.11.2026

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën shqipe” dhe “Rastet e Hagës”

13.11.2026

Mexhiti i reagon BDI-së: Mos e keqpërdorni Badinterin për ta bllokuar Jurisprudencën në shqip!

13.11.2026