MAQEDONIA

Kasami mirëpret Prof.dr.Vebi Bexhetin: Titulli “Qytetar Nderi i Arbëreshëve” është krenari edhe për Tetovën

Kosova.Today ·

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në takim Prof.Dr. Vebi Bexhetin, i cili së fundmi është nderuar në Horën Arbëreshe me titullin “Qytetar Nderi i Arbëreshëve”. Kasami e ka vlerësuar këtë çmim si një mirënjohje të merituar...

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në takim Prof.Dr. Vebi Bexhetin, i cili së fundmi është nderuar në Horën Arbëreshe me titullin “Qytetar Nderi i Arbëreshëve”.

Kasami e ka vlerësuar këtë çmim si një mirënjohje të merituar për veprën dhe kontributin e Prof. Bexhetit në fushën e dijes, kulturës dhe çështjes kombëtare, duke theksuar lidhjen e tij të veçantë me botën arbëreshe dhe trashëgiminë shqiptare.

“Me shumë kënaqësi mirëprita në takim Prof. Dr. Vebi Bexhetin, i cili në Horën Arbëreshe është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Arbëreshëve”, një vlerësim i merituar për veprën, kontributin dhe lidhjen e tij të veçantë me botën arbëreshe dhe trashëgiminë shqiptare! Prof. Vebi Bexheti është një personalitet i shquar i dijes, kulturës dhe çështjes kombëtare, i cili përmes veprës së tij shkencore, shkrimeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, jo vetëm që ka afirmuar Tetovën, por ka promovuar dhe ruajtur vlerat tona kulturore, historike dhe kombëtare. Ky titull është një nderim për një figurë që me punën e tij ka ndërtuar ura të forta mes shqiptarëve në trojet tona dhe vëllezërve arbëreshë. Urime të përzemërta, Profesor! Ky nderim është edhe një krenari për Tetovën dhe për të gjithë ne!”, ka shkruar Kasami.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura

15.11.2026

Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime

13.11.2026

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

14.11.2026

BDI: Kopilin tuaj s’mund ta lini në derë të huaj!

15.11.2026