MAQEDONIA

Katër shqiptarë nga katër vende të rajonit bëhen bashkë, ministrja serbe bojkoton fotografimin

Kosova.Today ·

Një fotografi e përbashkët nga takimi ministror në kuadër të Procesit të Berlinit që po mbahet në Cetinje të Malit të Zi, ka tërhequr vëmendjen për përbërjen e saj. Në fotografi shihen ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut,...

Një fotografi e përbashkët nga takimi ministror në kuadër të Procesit të Berlinit që po mbahet në Cetinje të Malit të Zi, ka tërhequr vëmendjen për përbërjen e saj.

Në fotografi shihen ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ministri i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.

Katër përfaqësues shqiptarë nga katër vende të ndryshme të rajonit u bënë bashkë në një fotografi gjatë takimit ministror.

Në anën tjetër, sipas raportimeve, ministrja serbe e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviç nuk ka marrë pjesë në fotografinë e përbashkët të ministrave të Ballkanit Perëndimor.

Fotografia nga Cetinja po shihet si një moment simbolik i pranisë së përfaqësuesve shqiptarë në tryezat rajonale të bashkëpunimit ekonomik dhe të Procesit të Berlinit.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

14.11.2026

Kush janë emrat e propozuar për zëvendësministra nga VLEN?

13.11.2026

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi…

14.11.2026

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

13.11.2026