SHQIPERIA

Kedhi: Rama dërgoi policinë kundër selisë së PD-së, me demokratët i bëri llogaritë gabim

Kosova.Today ·

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar Policinë e Shtetit për sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme. Në reagimin e tij, Kedhi mohon se protestuesit kanë sulmuar, duke deklaruar se ndërhyrja e policisë...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar Policinë e Shtetit për sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme. Në reagimin e tij, Kedhi mohon se protestuesit kanë sulmuar, duke deklaruar se ndërhyrja e policisë u krye pa asnjë provokim apo shkak.
Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se, pas dështimit të një projekti për sulmin ndaj selisë me persona të infiltruar në protestë, ka dërguar efektivët e policisë për të sulmuar godinën. “Me demokratët i ka bërë llogaritë gabim”, shprehet Kedhi, duke theksuar se demokratët, studentët dhe qytetarët shqiptarë do të vijojnë qëndresën kundër qeverisë.

Reagimi i plotë:

Sot ne mbremje, narkopolicia ka sulmuar ne menyre barbare shtepine e demokrateve. E perseris, nuk ka pasur asnje sulm nga protestuesit sic jane perpjekur ta shesin mediat e regjimit. Shtepia e demokrateve eshte sulmuar nga banditet me uniforme te autokratit.

Pasi i deshtoi projekti i sulmit te selise me te infiltruar në proteste, dergoi ushtaret e tij te sulmonin pa asnje provokim dhe shkak ne mbremje. Me demokratet i ka bere llogarite gabim. Demokratet jane ngritur kunder diktatures komuniste, kunder banditeve e bandave te cdo lloji dhe kane fituar gjithmone. Kete diktatoruc demokratet, studentet e qytetaret shqiptare do e cojne ne koshin e plehrave te historise.

The post Kedhi: Rama dërgoi policinë kundër selisë së PD-së, me demokratët i bëri llogaritë gabim appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Punime në aksin sheshi Shqiponja-Limuth, nisin devijimet e trafikut

13.11.2026

Aksident në aksin Qukës–Prrenjas, dy automjete dalin nga rruga pas përplasjes, plagoset një person

14.11.2026

PD prezanton paketën e plotë të propozimeve për Reformën Zgjedhore, 8 fushat ku kërkon ndërhyrje

13.11.2026

Tjetërsimi i pronës, gjykata cakton masën “Arrest me burg” për drejtorin e spitalit të Fierit, 2 zyrtarëve të Kadastrës dhe noteres

13.11.2026