SHQIPERIA

Aksident në aksin Qukës–Prrenjas, dy automjete dalin nga rruga pas përplasjes, plagoset një person

Kosova.Today ·

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Qukës–Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e përplasjes, një person ka...

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Qukës–Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Të dy automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Dyshohet se lagështia në rrugë mund të ketë ndikuar në shkaktimin e aksidentit, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar për largimin e automjeteve dhe pastrimin e karrexhatës nga vajrat lubrifikues, që përbënin rrezik për qarkullimin e mjeteve të tjera.

Ndërkohë, drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve, veçanërisht në kushtet e lagështisë në rrugë.

Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur edhe një automjet zjarrfikës, me qëllim pastrimin e rrugës nga vajrat lubrifikues, të cilët mund të bëhen shkak për aksidente të tjera.

The post Aksident në aksin Qukës–Prrenjas, dy automjete dalin nga rruga pas përplasjes, plagoset një person appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

I dënuar me 4 vite burgim në Itali, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13.11.2026

Pas “Deputeti që Duam”, PS krijon platformë për kandidatët për këshilltarë bashkiakë

14.11.2026

Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra në Lekas të Korçës, terreni malor vështirëson riparimin e defekteve

13.11.2026

Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030

14.11.2026