KOSOVA

Kërcënohet publikisht Ramush Haradinaj: Profili rus paralajmëron sulm ndaj familjes së tij

Kosova.Today ·

Një llogari e dyshimtë në rrjete sociale ka publikuar një koment me përmbajtje të rëndë kërcënuese në profilin zyrtar të ish-kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinajt. Profil i shkruar në gjuhën cirilike nën emrin “Goran Gogo Frkz”, i cili sipas...

Një llogari e dyshimtë në rrjete sociale ka publikuar një koment me përmbajtje të rëndë kërcënuese në profilin zyrtar të ish-kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinajt.

Profil i shkruar në gjuhën cirilike nën emrin “Goran Gogo Frkz”, i cili sipas të dhënave fillestare paraqitet si një profil rus apo me mbështetje ruse, ka lënë një mesazh ekstremisht fyes dhe degradues në seksionin e komenteve.

Në këtë reagim shkruhet tekstualisht: “Oooo teroristicki kozojebu , jebat cemo ti sve zensko u familiji brzih dana” (Përkthimi: “Ooo terrorist…, do t’ia q*jmë krejt femrat e familjes tënde brenda pak ditësh”).

Gjuha e përdorur mbart një mesazh të pastër agresioni digjital dhe paralajmërimi për sulm ndaj integritetit dhe sigurisë së familjes Haradinaj.

Ky incident vjen në një moment mjaft delikat të aktualitetit politik në vend. Përgjatë zhvillimeve të fundit lidhur me proceset në Gjykatën e Hagës, në Kosovë janë shtuar ndjeshëm edhe diskutimet që propozojnë Ramush Haradinajn për President të Republikës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

13.11.2026

E pranon Vuçiq: Kurti nuk më lejon të hyj në Kosovë, as mua e as familjarët e mi

15.11.2026

KFOR paralajmëron lëvizje të shtuara ushtarake në Vrellë të Istogut – çfarë do të ndodhë?

15.11.2026

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

14.11.2026