MAQEDONIA

Kërcënoi bashkëshorten, arrestohet një 44-vjeçar nga Kumanova

Kosova.Today ·

Një 44-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmjen e së martës pas një denoncimi për dhunë në familje, pasi kishte kërcënuar bashkëshorten e tij. Lajmi është konfirmuar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, sipas të cilit ndalimi...

Një 44-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmjen e së martës pas një denoncimi për dhunë në familje, pasi kishte kërcënuar bashkëshorten e tij.

Lajmi është konfirmuar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, sipas të cilit ndalimi i personit është bërë mbrëmjen e 8 shtatorit.

“Më datë 08.09.2026, në orën 21:25, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin O.K. (44) nga Kumanova, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se ai kishte kërcënuar bashkëshorten e tij”, njoftojnë nga policia.

Personi i arrestuar është shoqëruar në stacionin policor dhe, siç bëjnë të ditur autoritetet, pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës ligjor.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shasivari hap procesin ligjvënës ndaj publikut – Kodi i Ri Penal dhe Ligji për Procedurën Penale publikohen në ENER

13.11.2026

Pasholli godet VLEN-in: “Do t’ia puthin edhe këmbët Mickoskit!”

15.11.2026

Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare

13.11.2026

VLEN: “Kopili” e ka babën politik në Zajaz!

15.11.2026