JETA

‘Mund të kishim shënuar edhe tetë gola’, Jose Mourinho nuk e largon mendjen nga sfida ndaj Interit

Kosova.Today ·

Jose Mourinho u është kundërpërgjigjur kritikave pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Interit, duke këmbëngulur se skuadra e tij mund të kishte shënuar shumë më tepër gola. Trajneri i Real Madridit foli sërish për triumfin ndaj italianëve...

Jose Mourinho u është kundërpërgjigjur kritikave pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Interit, duke këmbëngulur se skuadra e tij mund të kishte shënuar shumë më tepër gola.

Trajneri i Real Madridit foli sërish për triumfin ndaj italianëve në konferencën për media të premten, pasi paraqitja e “Los Blancos” kishte ngjallur kritika pavarësisht fitores.

Tifozët e Realit nuk ishin plotësisht të kënaqur me paraqitjen e skuadrës, ndërsa disa lojtarë u vërshëllyen gjatë ndeshjes.

Edhe mediat spanjolle ishin kritike ndaj Real Madridit, por Mourinho nuk u pajtua me këtë vlerësim.

“Pastaj këta njerëz nuk thonë se u mbrojtëm mirë apo se mund të kishim shënuar tetë gola”.

“Do të ketë ndeshje të mërzitshme ku skuadrat nuk rrezikojnë dhe përfundojnë 0-0. Kundër Interit mund të kishim shënuar katër, por mund të kishim shënuar edhe tetë. Pse nuk e thonë këtë? A nuk janë të lumtur sepse fituam?”.

Mourinho gjithashtu theksoi se brenda skuadrës ekziston një atmosferë shumë më pozitive sesa ajo që pasqyrohet jashtë klubit.

“Stafi është shumë i lumtur. Kemi vuajtur dhe kemi humbur së bashku ndaj Betisit. E kemi atë ndjenjë dhe përkushtim për të punuar për Madridin. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i bërë njerëzit të lumtur”, ka shtuar ai.

Reali përndryshe të shtunën do ta zhvillojë sfidën e radhës, ndaj Rayo Vallecanos në “Santiago Bernabeu”./Telegrafi


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Uji i ndotur në Turbenthal, banorëve u kërkohet ta vlojnë para përdorimit

14.11.2026

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026

Zviceranët po shpenzojnë më shumë, konsumi u rrit me 1.6% në tetor

15.11.2026

Dënohet malazezi 32 vjeçar që kishte kërcënuar Përparim Avdilin

15.11.2026