Koçiu: Tentativa për të fabrikuar një “revolucion të popullit”, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar edhe këtë të shtunë në Tiranë, duke nënvizuar se ajo pjesë e protestuesve që demonsteron nëpërmjet akteve të dhunës, nuk po mendojnë për...
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar edhe këtë të shtunë në Tiranë, duke nënvizuar se ajo pjesë e protestuesve që demonsteron nëpërmjet akteve të dhunës, nuk po mendojnë për të ardhmen e Shqipërisë.c
Ajo shton se mënyra e dialogut është vetëm për ata që sjellin argument.
Reagimi i plotë:
Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një “revolucion të popullit” të dështon, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë
Dialogu është rruga e atyre që kanë argument, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më.
The post Koçiu: Tentativa për të fabrikuar një “revolucion të popullit”, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.