SHOWBIZ

U komentua për fustanin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, flet Benita Zena

Kosova.Today ·

Një mbrëmje e veçantë ka qenë ajo e djeshmja për Kushtrim Kelanin dhe Aurora Rrustën, dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, të cilët i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Çifti mblodhi në një prej ditëve më të...

Një mbrëmje e veçantë ka qenë ajo e djeshmja për Kushtrim Kelanin dhe Aurora Rrustën, dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, të cilët i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Çifti mblodhi në një prej ditëve më të rëndësishme të tyre familjarë, miq dhe emra të njohur të ekranit, mes të cilëve edhe disa prej ish-banorëve të BBVK-së.

Një prej personazheve që tërhoqi vëmendje ishte Benita Zena, e cila mbërriti në dasmë me një Rolls-Royce, duke u komentuar që në momentet e para të mbrëmjes.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe veshja e saj.

E pyetur nga “Prive by Liberta Spahiu” nëse kishte zgjedhur ngjyrën e duhur për një dasmë, Benita sqaroi se fustani i saj ishte në nuancën “baby blue” (kaltër), duke thënë se nuk mendon se ka shkelur ndonjë rregull me paraqitjen.

Por intervista mori një tjetër drejtim kur Benita u pyet për Klodin, me të cilin kishte pasur raport gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.

Ish-banorja zgjodhi të mos komentojë për të dhe me humor deklaroi se ka harruar shumicën e ish-banorëve të formatit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Ik atje, puthu me Fuegon, mashtruese e vogël” – Nichi i ashpër ndaj Olechkës në BBVK 5

12.11.2026

Ganimete Musliu për herë të parë bën rrëfimin prekës, tregon pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë kurrë

14.11.2026

Dy muaj pa Laurentin, motra e tij prek me dedikimin për të

10.11.2026

Shqiptarja Mira Murati po ndërton një gjigant të AI, kompania e saj mund të vlejë 40 miliardë dollarë

09.11.2026