KOSOVA

Komisioni Hetimor Parlamentar mban mbledhje për rastin e Arlinda Zekaj

Kosova.Today ·

Në orën 09:00, Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, do të mbajë mbledhjen e...

Në orën 09:00, Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rend dite të kësaj mbledhjeje është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm, të cilët pritet të kontribuojnë në punën dhe procesin hetimor të komisionit.

Komisioni ka për mandat të shqyrtojë përgjegjësitë institucionale lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, si dhe mënyrën se si institucionet kanë trajtuar rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.
Përmes këtij hetimi synohet të evidentohen veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zhduket gjatë natës 15-vjeçarja në Deçan, Policia e gjen në orët e hershme të mëngjesit dhe e dërgon në Emergjencë

10.11.2026

Kurti takoi presidentin e Senatit francez, kërkon mbështetje për integrim në BE

10.11.2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nisin intervistimet e dëshmitarëve

11.11.2026

Kurti në Paris diskuton edhe për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Franca i ofron ekspertizën dhe përvojën për organizimin e tyre

09.11.2026