Komisioni Hetimor Parlamentar mban mbledhje për rastin e Arlinda Zekaj
Në orën 09:00, Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në rend dite të kësaj mbledhjeje është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm, të cilët pritet të kontribuojnë në punën dhe procesin hetimor të komisionit.
Komisioni ka për mandat të shqyrtojë përgjegjësitë institucionale lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, si dhe mënyrën se si institucionet kanë trajtuar rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.
Përmes këtij hetimi synohet të evidentohen veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.