JETA

Ra në kontakt me tensionin elekrik, vdes punëtori i KEK-ut

Kosova.Today ·

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arbenit Ahmeti, ka humbur jetën sot pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës. Ai dyshohet se gjatë transportimit dhe zhvendosjes së kabllove 6 kV ka rënë në kontakt me tensionin elektrik....

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arbenit Ahmeti, ka humbur jetën sot pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës.

Ai dyshohet se gjatë transportimit dhe zhvendosjes së kabllove 6 kV ka rënë në kontakt me tensionin elektrik.

Sipas njoftimit të KEK-ut, pas aksidentit janë ndërmarrë menjëherë veprimet emergjente dhe Ahmeti është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra.

“Gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda”, thuhet në njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës.
KEK-u ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, të afërmit dhe kolegët e tij.

“KEK-u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmeti, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, organet kompetente kanë nisur trajtimin e rastit, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit pritet të sqarohen përmes procedurave përkatëse.

Në fund të njoftimit, KEK-u ka përcjellë edhe një mesazh për të ndjerin: “I përjetshëm qoftë kujtimi për Arbenitin.”


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026

A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

13.11.2026

Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve

14.11.2026

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026