SHQIPERIA

Kontrolle të shtuara në Qafë-Thanë, masa të rrepta për shqiptarët që hyjnë nga Maqedonia e Veriut

Kosova.Today ·

Prej dy ditësh janë shtuar kontrollet në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut. Sipas burimeve policore, në hyrje të pikës kufitare janë angazhuar efektivë të Policisë Kufitare...

Prej dy ditësh janë shtuar kontrollet në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut.

Sipas burimeve policore, në hyrje të pikës kufitare janë angazhuar efektivë të Policisë Kufitare dhe të Policisë së Shtetit, të cilët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në automjete.

Kontrollet, sipas të njëjtave burime, lidhen me dyshimet për transportimin e sendeve të ndaluara, si dhe me mundësinë që grupe të caktuara qytetarësh nga Maqedonia e Veriut të udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar.

Burimet shtojnë se policia ka pasur informacione paraprake për lëvizjen e këtyre grupeve drejt kryeqytetit, çka ka sjellë shtimin e masave të kontrollit në këtë pikë kufitare.

The post Kontrolle të shtuara në Qafë-Thanë, masa të rrepta për shqiptarët që hyjnë nga Maqedonia e Veriut appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani

13.11.2026

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn! Lihet “detyrim paraqitje”

13.11.2026

Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim

14.11.2026

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve solidarizohet me protestën e studentëve: Pedagogët t’i bashkohen tubimit

13.11.2026