JETA

Kosova ndryshon formacionin ndaj Austrisë, Foda lë në stol tre titullarë nga ndeshja me Izraelin

Kosova.Today ·

Kosova do të ketë ndryshime në formacionin startues për përballjen e sotme ndaj Austrisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përzgjedhësi i “Dardanëve”, Franco Foda, ka vendosur të bëjë tri ndryshime në formacionin që startoi në...

Kosova do të ketë ndryshime në formacionin startues për përballjen e sotme ndaj Austrisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi i “Dardanëve”, Franco Foda, ka vendosur të bëjë tri ndryshime në formacionin që startoi në ndeshjen e fundit ndaj Izraelit.

Dion Kacuri, Muharrem Jashari dhe Milot Avdyli nuk do të jenë pjesë e 11-shes startuese përballë Austrisë.

Të tre futbollistët kishin marrë minuta në sfidën ndaj Izraelit, por kësaj radhe Foda ka bërë zgjedhje të reja për një përballje që pritet të jetë mjaft e vështirë për Kosovën.

“Dardanët” synojnë të shfrytëzojnë faktorin vendas dhe mbështetjen e tifozëve në “Fadil Vokrri”, për të kërkuar një tjetër rezultat pozitiv ndaj një prej skuadrave më të forta të grupit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

13.11.2026

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026

Zvicra lejon ukrainasit me statusin S të vazhdojnë udhëtimet jashtë vendit

11.11.2026

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026