KOSOVA

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekomit të Serbisë, mësohet arsyeja

Kosova.Today ·

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka marrë vendim që shefi i Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq, të shpallet person i padëshirueshëm në Republikën e Kosovës. Sveçla ka deklaruar se askush nuk mund të...

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka marrë vendim që shefi i Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq, të shpallet person i padëshirueshëm në Republikën e Kosovës.

Sveçla ka deklaruar se askush nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës dhe të veprojë apo të deklarohet kundër rendit kushtetues, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

“Për këtë arsye, bazuar në deklaratat publike të shefit të Telekomit të Serbisë, Vladimir Lučić, kam marrë vendim që ai të shpallet person i padëshirueshëm (non grata) në Republikën e Kosovës, me ndalim të përhershëm të hyrjes, qëndrimit dhe kalimit transit në territorin e Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur Sveçla në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Në vendim, thuhet se Luçiq, përmes deklaratave publike, ka promovuar dhe mbështetur politika dhe aktivitete që sfidojnë kompetencat sovrane të institucioneve të Kosovës në sektorë me rëndësi strategjike, përfshirë komunikimet elektronike dhe infrastrukturën e telekomunikacionit.

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Institucionet tona do të vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”, ka deklaruar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme./Klankosova.tv


Burimi i lajmit: klankosova.tv
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Një 47-vjeçar nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi

15.11.2026

Kosova pa taksë për karbonin, përball faturës së ndotjes

15.11.2026

​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi

14.11.2026

Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

15.11.2026