JETA

GOAL: Kosova do ta ketë të vështirë pa Amir Rrahmanin

Kosova.Today ·

Kombëtarja e Kosovës nuk do ta ketë të lehtë të vazhdojë pa kapitenin Amir Rrahmani, kështu ka raportuar mediumi i famshëm “GOAL”. Vendimi i yllit të Napolit për të pensionuar është bërë temë në mediat ndërkombëtare, ngase kuptohet askush s’e...

Kombëtarja e Kosovës nuk do ta ketë të lehtë të vazhdojë pa kapitenin Amir Rrahmani, kështu ka raportuar mediumi i famshëm “GOAL”.

Vendimi i yllit të Napolit për të pensionuar është bërë temë në mediat ndërkombëtare, ngase kuptohet askush s’e priste largimin e tij para ndeshjeve që “Dardanët” i zhvillojnë pas dy javëve.

Së fundmi, edhe mediumi “GOAL” ka komentuar largimin e Rrahmanit, duke thënë se Kosova nuk do ta ketë të lehtë zëvendësimin e tij falë eksperiencës së madhe që ka.

“Kosova tani duhet ta nisë procesin për të zgjedhur kapitenin e ri. Kombëtarja do të përballet me punën e vështirë për të vazhduar pa liderin me më së shumti eksperiencë”.

Rrahmani njoftoi pensionimin të premten mbrëma pas plot 66 paraqitjeve zyrtare, ku ndër të tjera ka të shënuar edhe gjashtë gola në proces.

66 ndeshje, shtatë gola dhe shtatë vjet kapiten: Historia e Amir Rrahmanit me Kosovën

Ndërkohë, Kosova do të përballet më vonë këtë muaj dhe në fillimin e muajit tetor ndaj Austrisë, Irlandës dhe Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve./Telegrafi/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra refuzon rihapjen e aeroportit të Kägiswilit, Rega planifikon selinë e re

13.11.2026

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026

Stuhi dhe reshje të dendura shiu në Evropë, moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë edhe Zvicrën

16.11.2026

Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë

14.11.2026