JETA

Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë

Kosova.Today ·

Të gjitha lidhjet TGV ndërmjet stacionit Basel SBB dhe Parisit janë anuluar për datat 14 dhe 15 nëntor për shkak të punimeve në hekurudhë, përcjell albinfo.ch. Sipas njoftimit të Hekurudhave Federale të Zvicrës (SBB), punimet në këtë...

Të gjitha lidhjet TGV ndërmjet stacionit Basel SBB dhe Parisit janë anuluar për datat 14 dhe 15 nëntor për shkak të punimeve në hekurudhë, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit të Hekurudhave Federale të Zvicrës (SBB), punimet në këtë itinerar zhvillohen nga 13 deri më 16 nëntor, ndërsa ndërprerja e të gjitha trenave TGV prek dy ditët e fundjavës.

Udhëtarët që kanë planifikuar udhëtim në këtë drejtim duhet të kontrollojnë lidhjet alternative dhe oraret e përditësuara përpara nisjes.

Ndryshime ka edhe në itinerarin Cyrih–Mynih. Nga 13 deri më 16 nëntor janë anuluar të gjitha lidhjet EuroCity ndërmjet Lindau-Reutin dhe Mynihut. Për shumicën e tyre janë parashikuar autobusë zëvendësues deri te terminali ZOB Hackerbrücke në Mynih./Albinfo.ch

The post Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra ndër vendet me më shumë javë mungesa në punë për shkak të sëmundjeve

12.11.2026

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

12.11.2026

Valisi, kantoni i Zvicrës ku dërgohen pakot më të mëdha dhe më të rënda

12.11.2026

Cyrihu mund të ndërtojë mbi 20 mijë banesa pa prishur asnjë ndërtesë

11.11.2026