SPORTI

Kosova merr vetëm një pikë përballë Izraelit

Kosova.Today ·

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim pa gola në udhëtim te Izraeli, sfidë që u zhvillua në stadium neutral në Hungari, më saktësisht në Debrecen. “Dardanët” nuk arritën ta tregonin të njëjtën lojë si ndaj Irlandës, me epilogun përfundimtar...

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim pa gola në udhëtim te Izraeli, sfidë që u zhvillua në stadium neutral në Hungari, më saktësisht në Debrecen.

“Dardanët” nuk arritën ta tregonin të njëjtën lojë si ndaj Irlandës, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 0-0.

Izraeli fillimisht e nisi më mirë për të krijuar disa aksione, por që Amir Shaipi me super pritje ua mohoi golin.

Kosova pastaj rrezikoi me një goditje të Lumbardh Dellovës nga distanca mirëpo nuk e konkretizoi.

Edhe në pjesën e dytë, vendasit e nisën më mirë për të krijuar disa raste shënimi por që Shaipi ishte në vendin e duhur.

Ritmi i Kosovës u rrit me inkuadrimin e dyshes Milot Rashica e Edon Zhegrova, megjithatë mbrojtja izraelitet rezultoi të jetë e padiskutueshme.

Kësisoj, Kosova pas tre xhirove ka katër pikë, tri më pak se Austria që është lider, njëkohësisht kundërshtari ynë këtë të diele.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ardian Krasniqi mund me nokaut venezuelianin Guarapana

15.11.2026

Shqipëria luan sonte për Ligën B, Maran kërkon maksimumin ndaj Bjellorusisë

15.11.2026

Dy oferta të refuzuara, Fernandes ende nuk vendos për të ardhmen

15.11.2026

Shqipëria mposht Finlandën dhe është një hap larg promovimit në Ligën B

13.11.2026