SPORTI

Shqipëria mposht Finlandën dhe është një hap larg promovimit në Ligën B

Kosova.Today ·

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke triumfuar me rezultat 2:0 në stadiumin “Air Albania”, në përballjen e vlefshme për xhiron e pestë të Grupit 1 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë...

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke triumfuar me rezultat 2:0 në stadiumin “Air Albania”, në përballjen e vlefshme për xhiron e pestë të Grupit 1 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 35-të, falë një realizimi të bukur nga distanca të Ernest Muçit, i cili i dha epërsinë skuadrës shqiptare.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:0, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë Shqipëria arriti ta thellojë epërsinë. Rey Manaj shënoi golin e dytë me kokë, pas një asistimi të saktë nga Elseid Hysaj.

Finlandezët u përpoqën të riktheheshin në lojë, por situata e tyre u vështirësua edhe më shumë në minutën e 67-të. Në atë moment, Tenho u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të palejuar, duke e lënë Finlandën me një lojtar më pak.

Pas këtij triumfi, Shqipëria kryeson Grupin 1 me 12 pikë, duke lënë dy pikë prapa Bjellorusinë, e cila gjithashtu regjistroi fitore ndaj San Marinos.

Gjithçka do të vendoset në përballjen e fundit mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Kombëtares shqiptare i mjafton edhe një barazim për të përfunduar në vendin e parë të grupit dhe për të siguruar ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve.

The post Shqipëria mposht Finlandën dhe është një hap larg promovimit në Ligën B appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Presidentja Shiroka Pula takon futbollistët e Kosovës para përballjes me Izraelin

09.11.2026

Zhegrova mund të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit

12.11.2026

Sunderland trondit Chelsean dhe merr fitore të rëndësishme

08.11.2026

Shqipëria synon ta bindë talentin e Grasshoppersit, Samuel Krasniqi

12.11.2026