JETA

Kriza e banesave në Zvicër do të vazhdojë, por pritet përmirësim nga viti i ardhshëm

Kosova.Today ·

Mungesa e banesave në Zvicër pritet të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm, sipas një analize të publikuar nga kompania e konsulencës imobiliare Wüest Partner, përcjell albinfo.ch. Ekspertët vlerësojnë se numri i banesave të lira do të arrijë...

Mungesa e banesave në Zvicër pritet të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm, sipas një analize të publikuar nga kompania e konsulencës imobiliare Wüest Partner, përcjell albinfo.ch.

Ekspertët vlerësojnë se numri i banesave të lira do të arrijë nivelin më të ulët këtë verë, duke konfirmuar se tregu i banesave mbetet nën presion.

Megjithatë, raporti sjell edhe një lajm pozitiv për ata që janë në kërkim të një banese me qira.

Sipas Wüest Partner, nga viti i ardhshëm situata mund të nisë të përmirësohet gradualisht në disa rajone të Zvicrës, falë rritjes së ofertës së banesave dhe zhvillimeve të reja në sektorin e ndërtimit.

Edhe pse kriza nuk pritet të zgjidhet menjëherë, ekspertët besojnë se tregu mund të fillojë të stabilizohet në disa pjesë të vendit, duke u dhënë më shumë mundësi personave që kërkojnë të marrin një banesë me qira. /Albinfo.ch

The post Kriza e banesave në Zvicër do të vazhdojë, por pritet përmirësim nga viti i ardhshëm appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve

14.11.2026

Dënohet malazezi 32 vjeçar që kishte kërcënuar Përparim Avdilin

15.11.2026

Municioni zviceran arrin në Rusi pavarësisht sanksioneve

15.11.2026

Subvencionet për sigurimin shëndetësor, dallime të mëdha mes kantoneve të Zvicrës

15.11.2026