MAQEDONIA

Mot kryesisht me diell, por pasditja sjell rrebeshe dhe bubullima

Kosova.Today ·

Të martën, më 15 shtator, moti në vend do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 29 gradë Celsius. Pasditen, në disa zona priten reshje shiu dhe erë e përforcuar, ndërsa...

Të martën, më 15 shtator, moti në vend do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 29 gradë Celsius.

Pasditen, në disa zona priten reshje shiu dhe erë e përforcuar, ndërsa lokalisht ka kushte për zhvillim të motit të paqëndrueshëm, me rrebeshe të dendura, bubullima dhe breshër.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Gjatë pjesës tjetër të javës së punës pritet të mbizotërojë mot kryesisht me diell, me vranësira të vogla deri mesatare.

Të martën do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa nga e mërkura drejtimi i erës do të ndryshojë dhe do të jetë nga juglindja.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

13.11.2026

Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi

13.11.2026

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

13.11.2026

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë me zbulimin e saj shkencor!

16.11.2026