KOSOVA

Kurti: Kemi filluar komunikimet për marrëveshjen për presidentin

Kosova.Today ·

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë filluar komunikimet lidhur me marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit të vendit. “Kemi filluar komunikimet dhe, natyrisht, kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, që...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë filluar komunikimet lidhur me marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit të vendit.

“Kemi filluar komunikimet dhe, natyrisht, kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi presidentin”, tha sot kryeministri Kurti.

Kosova ka hyrë në ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri më 6 tetor, partitë politike duhet të gjejnë një marrëveshje për zgjedhjen e kreut të shtetit, përndryshe vendi pritet të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare, raporton Rtk.

Afati është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila javën e kaluar konstatoi se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur pas konstituimit të Kuvendit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi

14.11.2026

Hoti mohon se qeveria ia ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve: Komisioni s’eksizton më

13.11.2026

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026

Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen

14.11.2026