KOSOVA

Kurti godet vendimin e Speciales: Aktgjykimi është i pasaktë historikisht!

Kosova.Today ·

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi si “të padrejtë juridikisht e moralisht dhe të pasaktë historikisht e faktikisht”, aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kurti tha në mbledhjen e sotme...

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi si “të padrejtë juridikisht e moralisht dhe të pasaktë historikisht e faktikisht”, aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë se për këtë çështje ka diskutuar me të gjithë ata që i takoi në New York, SHBA, gjatë cizitës disaditore.

“Ishte vizitë e dendur, përplot takime me liderë e zyrtarë të lartë shtetesh mike të vendit tonë, sikurse edhe me drejtues të institucioneve ndërkombëtare, por natyrisht edhe me mërgatën tonë të çmuar në New York. Ngritëm një sërë temash e diskutimesh, përfshirë aktgjykimin e padrejtë në Hagë, të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët për herë të parë ishin pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës, sikurse biseduam edhe për ekonomi e për zhvillim, për siguri e për mbrojtje, e për të ardhmen tonë euro-atlantike”, tha ai.

Kurti tha se shqetësimin e tij e shprehu në “secilin takim”.

“Në secilin takim në New York, unë shpreha shqetësimin e thellë për aktjgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, i cili është i padrejtë juridikisht e moralisht dhe i pasaktë historikisht e faktikisht”, tha ai.

Kurti tha se “është e rëndësishme të dallojmë atë që është thënë e pretenduar, nga ajo që është provuar dhe vendosur nga Gjykata”.

The post Kurti godet vendimin e Speciales: Aktgjykimi është i pasaktë historikisht! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

13.11.2026

Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen

14.11.2026

Erërat e fuqishme shkaktuan dëme në Rahovec, Komuna hap afatin për kompensim

13.11.2026

Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë

14.11.2026