MAQEDONIA

Në Kuvend u shënua Dita Ndërkombëtare e Demokracisë: Demokracia nis kur kuptojmë se zëri ynë ka rëndësi

Kosova.Today ·

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, në Kuvend u zhvillua sot një aktivitet me nxënës të shkollave fillore, ku u diskutua për vlerat demokratike, rolin e parlamentit dhe rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në jetën shoqërore. Në...

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, në Kuvend u zhvillua sot një aktivitet me nxënës të shkollave fillore, ku u diskutua për vlerat demokratike, rolin e parlamentit dhe rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në jetën shoqërore.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Kuvendit dhe të Ambasadës së Zvicrës. U theksua se demokracia mësohet që në moshë të hershme, përmes respektimit të mendimeve të ndryshme, pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe angazhimit në komunitet.

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, u shpjegoi nxënësve se Parlamenti miraton ligje që rregullojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Ai përdori si shembull zgjedhjen e një destinacioni për ekskursion, duke theksuar se demokracia nënkupton që secili të ketë të drejtë të shprehë mendimin dhe vendimi i shumicës të respektohet.

“Ai që mendon ndryshe nuk është armik i atij që mendon ndryshe”, tha Milloshoski, duke shtuar se respektimi i vendimit të shumicës, edhe nga ata që nuk arritën ta imponojnë qëndrimin e tyre, është shenjë e kulturës politike dhe demokratike.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mickoski: Marrëveshja me VLEN-in nuk ndryshon deri në 2028

13.11.2026

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14.11.2026

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën dje në aksidentin tragjik në Shqipëri

15.11.2026

Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare

13.11.2026