KOSOVA

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot, në rend dite deklarata për Aktgjykimin e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova.Today ·

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës është miratimi i deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026. Punimet do të nisin në orën 11:00, në Sallën e Seancave....

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës është miratimi i deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Punimet do të nisin në orën 11:00, në Sallën e Seancave.

Përveç deklaratës për Aktgjykimin e Speciales, deputetët pritet të shqyrtojnë edhe disa pika të tjera. Në fillim do të miratohen procesverbalet e seancave të mëparshme, ndërsa deputetët do të zhvillojnë edhe procedurën e betimit.

Në rend dite është gjithashtu zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe formimin e komisioneve parlamentare, në kuadër të organizimit të punës së legjislaturës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm

14.11.2026

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

14.11.2026

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

14.11.2026