SHOWBIZ

Labinot Rexha me akuza të forta: “Nga familja e Jonës kam marrë më shumë se katër kërcënime”

Kosova.Today ·

Labinot Rexha ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka bërë disa deklarata lidhur me periudhën e qëndrimit të tij në Big Brother. Ai ka pretenduar se gjatë kësaj kohe është përballur me ofendime dhe kërcënime, duke përmendur në...

Labinot Rexha ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka bërë disa deklarata lidhur me periudhën e qëndrimit të tij në Big Brother.

Ai ka pretenduar se gjatë kësaj kohe është përballur me ofendime dhe kërcënime, duke përmendur në mënyrë të veçantë edhe familjen e Jonës, shkruan Indeksonline.

“Por, më besoni, nga familja e Jonës kam marrë më shumë se katër kërcënime”, ka shkruar Rexha në reagimin e tij.

Ai ka shtuar se janë publikuar edhe më shumë se 50 video duke folur për të, por ka theksuar se ka zgjedhur të mos merret me këtë situatë dhe të mos përgjigjet përmes publikimeve të vazhdueshme.

Në reagimin e tij, Labinot Rexha ka theksuar se nuk ka nevojë të publikojë dhjetëra video për të dëshmuar se kush është.

Në fund, ai ka përcjellë edhe një mesazh për respektin dhe dinjitetin, duke theksuar: “Loja nuk fitohet me gjykime, me kërcënime dhe me presion ndaj të tjerëve. Loja fitohet me karakter, dinjitet dhe qytetari.”


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Adelina ‘trazon’ rrjetin, shfaqet provokuese në imazhet e fundit

08.11.2026

Unazë nga Leo, po vjen një hap i ri për Lelën – do të kemi dasmën më të madhe në estradë

27.10.2026

Me shpirtin e bërë copë-copë, thyen heshtjen e dashura e Rinesa Qeriqit që iku nga kjo botë në lule të rinisë

27.10.2026

“Fle me krejt botën”- Publikohen postimet që Doresa kishte bërë për Jonën para disa viteve

09.11.2026