SHOWBIZ

Me shpirtin e bërë copë-copë, thyen heshtjen e dashura e Rinesa Qeriqit që iku nga kjo botë në lule të rinisë

Kosova.Today ·

Partnerja e Rinesa Qeriqit, e njohur me emrin artistik si Rinesancë ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, disa ditë pas vdekjes së saj. Përmes një dedikimi emocional, ajo ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e Rinesës, duke kujtuar...

Partnerja e Rinesa Qeriqit, e njohur me emrin artistik si Rinesancë ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, disa ditë pas vdekjes së saj.

Përmes një dedikimi emocional, ajo ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e Rinesës, duke kujtuar dashurinë që i bashkoi dhe ndikimin që ajo pati në jetën e saj.

“Zemra ime është plotësisht e thyer. Sa më shumë që përballem me realitetin, aq më pak e besueshme më duket gjithçka”, ka shkruar ajo në Instagram, transmeton Klankosova.tv.

Duke iu drejtuar Rinesës me fjalë të ndjera, partnerja e saj ka theksuar se ajo luftoi deri në fund dhe se të qenit pranë saj ishte një nga nderet më të mëdha të jetës së saj.

“Të të dua më ka ndryshuar përgjithmonë dhe më ka bërë një person më të mirë. Sa me fat kam qenë që jam dashur nga ti”, thuhet në dedikimin e saj.

Ajo ka shprehur edhe një herë dashurinë e përjetshme për Rinesën duke shkruar: “Rina ime e bukur, të kam dashur që nga dita kur u takuam dhe do të të dua deri ditën kur të vdes. U prehtë shpirti yt në paqe, zemra ime. Do të shihemi përsëri”.

Rinesa Qeriqi ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me tumorin në tru.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

‘Hallakatet’ Egli Tako, vë në pah gjoksin gjigat në këtë veshje provokuese

29.10.2026

Burak Özçivit në qendër të një skandali, skenat e rënda ndaj një gruaje shkaktojnë revoltë

05.11.2026

Kushtrim Kelani shtyn publikimin e këngës së re pas vrasjes së Arlindës: Drejtësi

27.10.2026

Zanfina Ismaili tregon se ka qenë e bullizuar nga kolegët dhe ish-misset: Jemi popull paragjykues, për seksualitet ia kemi kaluar edhe Evropës

08.11.2026