MAQEDONIA

Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada

Kosova.Today ·

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, ka pritur sot në trafostacionin e Ohrit të ngarkuarën me detyrën e ambasadores së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Nicole Warns, të cilës i ka prezantuar progresin e projektit për ndërlidhjen energjetike mes...

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, ka pritur sot në trafostacionin e Ohrit të ngarkuarën me detyrën e ambasadores së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Nicole Warns, të cilës i ka prezantuar progresin e projektit për ndërlidhjen energjetike mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Latifi thekson se projekti përmes linjës së transmetimit 400 kV Manastir–Elbasan përbën një hap të rëndësishëm për sigurinë energjetike, rritjen e shkëmbimit ndërkufitar dhe integrimin rajonal.

Sipas tij, trafostacioni i Ohrit po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa ndërtimi i linjës së transmetimit po zhvillohet me ritëm të mirë dhe me progres të dukshëm në terren.

“Është një projekt që e kemi pritur për dekada”, ka shkruar Latifi në një postim në rrjetet sociale.

Ai bëri të ditur se MEPSO po planifikon gjithashtu ndërlidhje më të fuqishme energjetike me Kosovën dhe Bullgarinë, si dhe përmirësimin e ndërlidhjes me Greqinë.

“Sa më shumë të jemi të ndërlidhur, aq më të sigurt jemi. Sa më shumë të jemi të integruar në nivel rajonal, aq më të qëndrueshëm dhe më rezistentë jemi”, u shpreh Latifi.

Në fund, drejtori i MEPSO-s falënderoi Ambasadën e SHBA-së për partneritetin dhe mbështetjen në forcimin e bashkëpunimit dhe sigurisë energjetike në rajon


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën dje në aksidentin tragjik në Shqipëri

15.11.2026

VLEN: “Kopili” e ka babën politik në Zajaz!

15.11.2026

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

13.11.2026

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

13.11.2026