JETA

Ligji për Specialen, nesër mblidhet Komisioni për Legjislacion

Kosova.Today ·

Komisioni për Legjislacion pritet të mblidhet nesër në ora 08:00 për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit që lidhet me Gjykatën Speciale në Hagë. Sipas njoftimit të kryetarit të këtij komisioni, Vigan Qorrolli, në rend dite është shqyrtimi...

Komisioni për Legjislacion pritet të mblidhet nesër në ora 08:00 për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit që lidhet me Gjykatën Speciale në Hagë.

Sipas njoftimit të kryetarit të këtij komisioni, Vigan Qorrolli, në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mbledhja vjen pas ngarkimit të Komisionit me shqyrtimin e këtij projektligji, ndërsa në fokus do të jenë edhe aspektet juridike të tij, në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe procedurat e Kuvendit, raporton IndeksOnline.

Qorrolli ka ftuar deputetët dhe mediat që të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit.

Kujtojmë se Qeveria tashmë ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për vazhdimin e procedimit të saj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tregu i Krishtlindjeve në St. Gallen largon dy atraksione tradicionale për fëmijë

12.11.2026

Zvicër: Të premten pritet borë deri në 800 metra lartësi, temperaturat do të bien ndjeshëm

13.11.2026

Zvicra refuzon rihapjen e aeroportit të Kägiswilit, Rega planifikon selinë e re

13.11.2026

Dua Lipa bëhet një nga emrat kryesorë të festivalit gjigant Coachella

12.11.2026