KOSOVA

Lindje e veçantë në Mitrovicë, foshnja peshon mbi 5 kilogramë

Kosova.Today ·

Një lindje e veçantë është realizuar në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku një grua ka sjellë në jetë natyrshëm një bebe me peshë prej 5 kilogramësh e 50 gramësh. Sipas njoftimit të...

Një lindje e veçantë është realizuar në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku një grua ka sjellë në jetë natyrshëm një bebe me peshë prej 5 kilogramësh e 50 gramësh.

Sipas njoftimit të spitalit, foshnja ka qenë e gjatë 65 centimetra, ndërsa përmasat e saj kanë qenë 65 me 57 centimetra.

Lindja është realizuar me sukses falë përkushtimit të mjekëve dr. Vjollca Çitaku dhe dr. Bajram Drevinja, së bashku me ekipin e mamive dhe infermiereve Nazmije Gruda, Selvete Voca dhe Shengyl Xhaka.

Nga Spitali i Mitrovicës e kanë cilësuar këtë si një rast të veçantë, duke theksuar profesionalizmin dhe kujdesin e ekipit shëndetësor gjatë gjithë procesit.

Spitali i ka uruar shëndet nënës dhe familjes, ndërsa foshnjës i ka dëshiruar shëndet të plotë dhe jetë të gjatë.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02A3bKAhYjmsh4cTYQq8gB6wg9m1xqdShu7HLsHS7MfTcRoVJSJec9rb2PCGVGoAwBl&id=100057386361607

The post Lindje e veçantë në Mitrovicë, foshnja peshon mbi 5 kilogramë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

16.11.2026

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione flet për Adem Jasharin (VIDEO)

15.11.2026

Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime er’otike dhe korruptive, jepni dorëheqjen

15.11.2026