SHQIPERIA

Luiza Gega fiton medaljen e artë në Serbi: Krenare që përfaqësoj Shqipërinë në çdo kohë

Kosova.Today ·

Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Gjysmëmaratonës 2026, të zhvilluar më 18 tetor në Apatin të Serbisë. Pas suksesit të saj, Gega ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke shprehur dëshirën...

Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Gjysmëmaratonës 2026, të zhvilluar më 18 tetor në Apatin të Serbisë.

Pas suksesit të saj, Gega ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke shprehur dëshirën që kjo fitore të vinte në një ditë edhe më të veçantë për Shqipërinë.

“Do të doja që kjo fitore të vinte në një ditë më të qetë për vendin tim”, shkruan atletja shqiptare.

Ajo thekson se ky sukses është rezultat i shumë punës dhe përkushtimit, por shpreh dëshirën që ta ndajë atë në rrethana të tjera.

“Krenare që përfaqësoj Shqipërinë, në çdo kohë”, përfundon mesazhin e saj Luiza Gega, duke e shoqëruar postimin me flamurin shqiptar dhe një zemër të kuqe. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Sistemi zgjedhor nuk i përshtatet Shqipërisë!” Kume: Duhet një model më demokratik!

14.11.2026

Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës, avokatit të Veliajt

14.11.2026

Nurellari komenton Asamblenë e Partisë Socialiste: PS-ja ka humbur figurat me peshë

15.11.2026

Reshjet intensive shkaktojnë vërshime në Malësi të Madhe, bllokohet aksi Theth–Ndërlysaj

13.11.2026