KOSOVA

“Marshi i Lirisë” ndez Prishtinën, mijëra shqiptarë nga gjitha trojet (LIVE)

Kosova.Today ·

Marshi për UÇK’në tashmë ka nisur në sheshin qendror të Prishtinës. Mijëra të pranishëm që po marrin pjesë, nisjen e marshit e kanë shoqëruar me thirrjet “UÇK, UÇK”… Në mesin e protestuesve janë familjarë të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, veteranë,...

Marshi për UÇK’në tashmë ka nisur në sheshin qendror të Prishtinës.

Mijëra të pranishëm që po marrin pjesë, nisjen e marshit e kanë shoqëruar me thirrjet “UÇK, UÇK”…

Në mesin e protestuesve janë familjarë të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, veteranë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, por edhe qytetarë të shumtë.

Me flamuj të Kosovës dhe të UÇK-së, pankarta dhe parulla në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, protestuesit kërkojnë drejtësi për të akuzuarit që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Protesta është paralajmëruar si një prej tubimeve më të mëdha në mbështetje të krerëve të UÇK-së që prej fillimit të procesit gjyqësor në Hagë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026

“Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares

14.11.2026

“Jeta është shumë e vështirë pa ty, vëllai jem” – Motra e policit Altin Kryeziu e kujton me dhimbje, tre muaj pas vdekjes së tij

15.11.2026

Vjosa Osmani: U arrestua pronari i lopës, Arlinda u la në duartë e vdekjes

14.11.2026