KOSOVA

Marshi për liri, sheshet e Prishtinës mbushen me qytetarë

Kosova.Today ·

Qytetarë të shumtë nga të gjitha vendet e Kosovës po e mbushin sheshet e Prishtinës për të marshuar në prag të verdiktit final ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë. Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka bërë të ditur skenarin e mbarëvajtjes së...

Qytetarë të shumtë nga të gjitha vendet e Kosovës po e mbushin sheshet e Prishtinës për të marshuar në prag të verdiktit final ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë.

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka bërë të ditur skenarin e mbarëvajtjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet sot prej orës 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas skenarit të dërguar nga platforma, moderator i aktivitetit do të jetë Berat Miftari, ndërsa programi do të nisë me një hapje artistike nga Arbnora Zogiani, e cila do të interpretojë këngën “Pa duvak s’ka me u ba nuse”.

Më pas, do të bëhet hapja zyrtare e marshit, ku Miftari do të ftojë në skenë dy përfaqësuesit e platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tashollin dhe Eliza Hoxhën.

Në kuadër të programit është paraparë edhe fjalimi i Hysni Gucatit, ndërsa do të flasë edhe Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit, Bajram Sylejmani.

Programi do të vazhdojë me interpretimin e Arif Vladit, i cili do të këndojë “Marshin e UÇK-së”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sot temperaturat deri 13 gradë

15.11.2026

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

14.11.2026

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026

Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin

15.11.2026