JETA

Marshi i sotëm në Prishtinë, Policia paralajmëron bllokim të disa rrugëve

Kosova.Today ·

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë për marshin solidarizues paqësor që do të mbahet sot në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00. Marshi do të zhvillohet në sheshet kryesore të kryeqytetit, “Zahir Pajaziti”, “Nëna...

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë për marshin solidarizues paqësor që do të mbahet sot në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.

Marshi do të zhvillohet në sheshet kryesore të kryeqytetit, “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë” dhe “Skënderbeu”.

Sipas Policisë, masat janë ndërmarrë për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve, qytetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, si dhe për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike.

Për shkak të marshit, do të ketë kufizime dhe ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë të kryeqytetit.

Rrugët që pritet të bllokohen janë “Agim Ramadani”, “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymberi”, ndërsa sipas nevojës operative mund të ketë ndërprerje të përkohshme edhe në rrugë të tjera.

Policia ka bërë të ditur se njësitet e trafikut do të jenë të angazhuara për riorientimin e komunikacionit në rrugë alternative.

Ndërkohë, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë dhe të kontribuojnë që marshi të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren gjatë gjithë zhvillimit të aktivitetit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026

Dënohet malazezi 32 vjeçar që kishte kërcënuar Përparim Avdilin

15.11.2026

Fshati i fshehur shqiptar në zemër të Italisë: 300 vite larg atdheut, por asnjë fjalë e harruar!

15.11.2026

Zvicër: Të premten pritet borë deri në 800 metra lartësi, temperaturat do të bien ndjeshëm

13.11.2026