MAQEDONIA

Mashtrim i madh në Maqedoni: Përdorën të dhëna personale të të tjerëve për të marrë kredi të shpejta, të përfshirë edhe zyrtarë bankarë

Kosova.Today ·

Shtatë persona janë përfshirë në kallëzim penal për mashtrime me kredi të shpejta konsumatore në Kumanovë, me të cilat, sipas policisë, është realizuar dobi pasurore e kundërligjshme prej mbi 12,2 milionë denarësh (rreth 198.700 euro), përcjell...

Shtatë persona janë përfshirë në kallëzim penal për mashtrime me kredi të shpejta konsumatore në Kumanovë, me të cilat, sipas policisë, është realizuar dobi pasurore e kundërligjshme prej mbi 12,2 milionë denarësh (rreth 198.700 euro), përcjell INA.

Sipas informacioneve nga SPB Kumanovë, dy gra të moshës 23 dhe 35 vjeçare dyshohen për mashtrim dhe keqpërdorim të të dhënave personale. Në periudhën nga janari deri në korrik të vitit 2026, më e reja prej tyre, me sa duket, në 18 raste ka përdorur të dhëna personale të personave të tjerë për të aplikuar për kredi të shpejta pa pëlqimin e tyre.
Pas miratimit dhe pagimit të kredive, paratë janë përvetësuar kundërligjshëm nga dy të dyshuarat, bën të ditur policia.

Në këtë rast janë përfshirë edhe pesë persona të moshës nga 27 deri në 48 vjeç, të punësuar si zyrtarë bankarë në një degë të një banke. Ata dyshohen se me keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar kanë mundësuar realizimin e mashtrimit dhe disponimin me mjetet e miratuara.
Në këtë mënyrë, sipas kallëzimit, dy grave u është mundësuar dobi pasurore e kundërligjshme në shumë totale prej 12.221.500 denarësh (rreth 198.723 euro).(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën shqipe” dhe “Rastet e Hagës”

13.11.2026

Gjorgjievski: Shkupi e kujton çmimin e lirisë së tij

13.11.2026

A i mbajti të fshehura në sirtarë lëndët Islam Abazi? Përgjigjet Saveski

13.11.2026

Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

13.11.2026