SHQIPERIA

Mbështetja për misionin në Gaza, Shqipëria firmos marrëveshje me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit

Kosova.Today ·

Shqipëria, Bordi i Paqes, Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe Grupi i Punës për Gazën kanë përmbyllur zyrtarisht Marrëveshjen e Shtetit Pjesëmarrës, e cila parashikon përfshirjen e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit. Shqipëria...

Shqipëria, Bordi i Paqes, Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe Grupi i Punës për Gazën kanë përmbyllur zyrtarisht Marrëveshjen e Shtetit Pjesëmarrës, e cila parashikon përfshirjen e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit.

Shqipëria do të ofrojë mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë dhe kapacitete për planifikimin e operacioneve të misionit në Gaza. Kontributi i saj i shtohet atyre të Marokut dhe Kosovës dhe do të jetë thelbësor për përshpejtimin e misionit të përgjithshëm, me synim përparimin e qeverisjes, sigurisë, përpjekjeve humanitare, shtetit të së drejtës dhe rindërtimit.

“Një marrëveshje e rëndësishme midis Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe Shqipërisë, e cila ofron mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë, si dhe kapacitete për planifikimin e operacioneve për misionin në Gaza.

Kontributet e Shqipërisë u shtohen atyre të Marokut dhe Kosovës, dhe do të jenë thelbësore për avancimin e qeverisjes, sigurisë, përpjekjeve humanitare, sundimit të ligjit dhe rindërtimit”, shkruhet në postimi në “X” të Bordit të Paqes.

Në ceremoninë e zhvilluar më 21 tetor morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, shefi i Mbrojtjes, gjenerallejtënant Arben Kingji, komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit Jasper Jeffers, ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, komandanti i Regjimentit të Operacioneve Speciale, kolonel Ajet Jata si dhe përfaqësues të Grupit të Punës për Gazën.

Important agreement between the International Stabilization Force and Albania that provides additional security operations support and operations planning capabilities for the mission in Gaza. Albania’s contributions add to those of Morocco and Kosovo, and will be critical in… pic.twitter.com/sozc93EYdA

— Board of Peace (@BoardOfPeace) October 23, 2026

The post Mbështetja për misionin në Gaza, Shqipëria firmos marrëveshje me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim

14.11.2026

Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030

14.11.2026

Financimi i kapitullit të ri të rritjes ekonomike të Shqipërisë

13.11.2026

Protesta e studentëve zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet qarkullimi dhe i vihet flaka një koshi mbeturinash

14.11.2026