SHQIPERIA

Mbyllet protesta e 88-të radhazi kundër Ramës dhe qeverisë

Kosova.Today ·

Ka përfunduar ditën e saj të 88-të protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje të shoqëruar me fjalime mobilizuese, thirrje për dorëheqje dhe marshim në akset kryesore të kryeqytetit. Pasi përfunduan...

Ka përfunduar ditën e saj të 88-të protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje të shoqëruar me fjalime mobilizuese, thirrje për dorëheqje dhe marshim në akset kryesore të kryeqytetit.

Pasi përfunduan fjalimet para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin e tyre nëpër rrugët e Tiranës, duke ndaluar posaçërisht përpara Drejtorisë Vendore të Policisë.

Çështja e prangosjes së biznesmenit Ergys Agasi u kthye në një nga temat kryesore të tubimit, ku qytetarët përsëritën thirrjet që hetimet e drejtësisë të vijojnë deri në arrestimin e drejtuesve më të lartë të pushtetit.

Në përfundim të marshimit, turma u rikthye sërish përpara godinës së Kryeministrisë, ku zhvillohet çdo ditë qëndresa e tyre. Me kërkesën kryesore të pandryshuar “Rama jep dorëheqjen!”, protestuesit e mbyllën tubimin me thirrjen tradicionale: “Nesër më shumë!”.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit

14.11.2026

Nga Nano, grupi që votoi Bamir Topin, Kokëdhima e Spiropali! Të gjitha rastet e përjashtimeve nga PS

15.11.2026

Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030

14.11.2026

Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugës

14.11.2026