KOSOVA

Mediat serbe nën “ethe”: Në finale na pret boksierja e Kosovës

Kosova.Today ·

Donjeta Sadiku, krenaria e Kosovës, është gati për finalen e madhe të boksit në Lojërat Mesdhetare – “Taranto 2026”. Donjeta, një emër i frikshëm për boksieren ruse që po e përfaqën Serbinë, Kristina Kuluhova. “Kuluhova në finale do të përballet...

Donjeta Sadiku, krenaria e Kosovës, është gati për finalen e madhe të boksit në Lojërat Mesdhetare – “Taranto 2026”.

Donjeta, një emër i frikshëm për boksieren ruse që po e përfaqën Serbinë, Kristina Kuluhova.

“Kuluhova në finale do të përballet me Donjeta Sadikun, përfaqësuese e Kosovës” -, ka shkruar media serbe “Kurir”.

Gazeta serbe “Politika”, provokon rëndë shtetin e Kosovës.

“Një ruse që lufton nën flamurin serb mposhti një franceze me vendim të gjyqtarëve, me rezultatin 3:2

Kuluhova do të luftojë për medaljen e artë kundër Donjeta Sadiku, një përfaqësuese e të ashtuquajturës Kosovë”, shkarravit ky medium.

Portali tjetër serb “Press” ka shkruar me nervozizëm: “Kuluhova lufton për medaljen e artë kundër Donjeta Sadikut

Pas kualifikimit për në finalen e Lojërave Mesdhetare, Kristina Kuluhova do të garojë për medaljen e artë kundër Donjeta Sadikut, një përfaqësuese e Kosovës.

Kjo ndeshje ka rëndësi shtesë sepse sjell mundësinë e fitimit të medaljes më të vlefshme në këtë garë prestigjioze.

Ndeshja do të vendosë se kush do të fitojë medaljen e artë në kategorinë 60 kg”./Bota Sot

The post Mediat serbe nën “ethe”: Në finale na pret boksierja e Kosovës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë reagon për këngën nacionaliste në Bruksel: E papranueshme, BE-ja duhet të japë sqarime

15.11.2026

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

14.11.2026

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026