JETA

Mentor Shala: Kurti po pret vendimin e 16 shtatorit, ai mund të ndryshojë dinamikat politike

Kosova.Today ·

Analisti politik Mentor Shala ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po pret vendimin e 16 shtatorit të Gjykatës Speciale, pasi, sipas tij, ai mund të ndikojë në zhvillimet politike në Kosovë. “Kurti e pret 16 shtatorin, vendimin...

Analisti politik Mentor Shala ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po pret vendimin e 16 shtatorit të Gjykatës Speciale, pasi, sipas tij, ai mund të ndikojë në zhvillimet politike në Kosovë.

“Kurti e pret 16 shtatorin, vendimin e Gjykatës Speciale, sepse ai vendim i ndryshon dinamikat në këtë vend. Nëse, siç besoj unë, vendimi është lirues dhe lirohen krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët, atëherë Kurti ka gjasa t’ia japë presidentin LDK-së për të siguruar edhe një mandat katërvjeçar në qeverisje. Përndryshe, nuk ka shanse dhe vendi shkon në zgjedhje më 27 dhjetor. Prandaj ai po e pret 16 shtatorin”, deklaroi Shala në emisionin “Adresa”.

Sipas Shalës, vendimi i Gjykatës Speciale mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike dhe në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për formimin e institucioneve.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mbi 800 hotele zvicerane i bashkohen padisë kolektive kundër Booking.com

16.11.2026

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026

Krenati- Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

15.11.2026